Dy shpërthime pranë një stadiumi futbolli në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, kanë vrarë 29 persona dhe plagosi 166.
Shpërthimet mbrëmjen e së shtunës i një makine bombë dhe një sulmi vetëvrasës – në shënjestër të policisë, thonë zyrtarët.
Ato kanë ndodhur dy orë pas një ndeshje mes ekipeve të futbollit Beshiktash dhe Bursaspor në stadiumin e Beshiktash.
Lidhur me rastin janë arrestuar dhjetë persona. Turqia ka nisur një ditë zie kombëtare. Vendi ka parë një valë të re të sulmeve vdekjeprurëse nga militantet në qytetet e mëdha, shkruan BBC.
Asnjë grup nuk ka thënë se ishte prapa sulmit, por një valë e shpërthimeve në Turqi këtë vit është kryer nga militantët kurdë dhe të ashtuquajturit Shtet Islamik.
Kurse për sot, prej orës 12:00 është paralajmëruar një protestë gjithëpopullore në Stamboll.
Protesta do të mbahet nën moton “Nuk do të na frikësoni”, e cila shpërfaqë unitetin e popullit dhe kundërshtimet me sulmet që po tronditin Stambollin gjatë këtij viti./Insajderi.com