Zgjedhjet serbe në Kosovë janë bërë temë e diskutimit në Serbi. Gazeta “Novosti” ka raportuar se këto zgjedhje priten të mbahen njësoj sikurse që janë mbajtur në vitin 2012 dhe 2014.
Gazeta raporton nga burimet e veta se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord në takimin e fundit në Bruksel që zgjedhjet parlamentare në Serbi të mbahen edhe në Kosovë.
Por OSBE i ka thënë medias serbe se ata ende nuk i ka kontaktuar askush për t’i monitoruar dhe siguruar Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë.
“Misioni i OSBE-së ka mbështetur zbatimin e aktiviteteve zgjedhore në vitin 2012 dhe 2014. Këtë vit ne jemi të gatshëm ta bëjmë të njëjtën gjë pasi Prishtina dhe Beogradi të merren vesh për këtë temë”, citohet të ketë thënë OSBE për Novostin.
Materiali zgjedhor i vitit 2014 në Kosovë ishte transportuar duke u siguruar nga OSBE./Insjaderi