Ndodh shumë herë kur syri na kap një artikull shumë interesant në internet të dhe jemi shumë të zënë me punë për ta lexuar në atë moment.
Ju ose vazhdoni dhe lexoni artikullin dhe ulni produktivitetin tuaj ose vazhdoni punën dhe rrezikoni që të humbisni artikullin. Megjithatë në këto raste na vinë në ndihmë aplikacione të cilat ruajnë përmbajtje për lexim të mëvonshëm. Cilat janë këto aplikacione dhe sa të dobishme janë?
Ndër aplikacionet më të vjetra dhe më me eksperiencë në këtë drejtim në fillimet e veta quhej “Read It Later,” deri sa u riemërua në “Pocket” në 2012. Ky aplikacionin është ndër më të pëlqyerit nga konsumatorët.
Ruajtja e përmbajtjes është e thjeshtë vetëm me një klikim dhe mund të jetë një artikull, imazh, ose video që ju doni ta shikoni më vonë.
Përmbajtjet e ruajtura mund ti rendisni në një listë dhe të kërkoni përmes fjalëve kyçe. Nëse doni të lexoni një artikull sapo ta klikoni ai do të formatohet duke hequr reklamat dhe elementet e faqes që shpërqendrojnë leximin.
Nga këtu, ju mund gjithashtu mund të ndryshoni pamjen në formatin origjinal. Të gjithë përmbajtjet e ruajtura mund të shikohen offline.
Instapaper
Njësoj si Pocket, Instapaper ju lejon që të ruani përmbajtje. Por ajo që e diferencon janë funksionet të cilat u vinë në ndihmë për të zbuluar përmbajtje të reja me interes dhe eksperienca e leximit.
Instapaper i prezanton artikujt në një format gazete. Ju mund të zgjidhni katër tipe shkrimi dhe të modifikoni madhësinë e shkronjave.
Gjatë leximit përdorues mund të nënvizojnë pjesë të ndryshme të tekstit për ti mbajtur shënim, të cilat ruhen në një skedar të dedikuar për shënimet. Plus aftësisë për të shtuar artikujt tuaj, Instapaper ofron edhe mundësinë për të lexuar artikuj të rinj të mbledhur nga editorët e Instapaper ose të shpërndarë nga shokët tuaj.
Facebook Save
Shumë prej nesh hasen me artikuj interesantë në Furnizuesin e Lajmeve të Facebook. Ju mund të mos e keni ditur, por rrjeti social ofron një metodë për ti ruajtur këto artikuj dhe video dhe ti lexoni më vonë.
Ku shikoni një përmbajtje që ju intereson, klikoni shigjetën që ndodhet në skajin e djathtë lart të postimit dhe klikoni opsionin Save. Për të shikuar përmbajtjen e ruajtur, klikoni opsionin Saved në panelin majtas në faqen kryesore të rrjetit social.