Binak Sylaj, një qytetar i Kosovës që jeton në Zvicër, e ka akuzuar për ryshfet Almir Velijin, zëvendësministrin në Qeverinë e Albin Kurtit. Ai këtë akuzë e ka bërë publike në profilin e tij në Facebook.
“Zotëri, zv. Ministër, unë ju bëra ftesën me kërkesën tuaj për ta vizituar Zvicrën. Unë morra të gjitha garancitë dhe bëra deponi të të hollave që ju të pajiseni me Vizë (foto2). Unë ju pagova biletën e udhëtimit (foto3). Unë ju prita në aeroportin e Baselit dhe ju dërgova deri tek Hoteli në Cyrih. Unë ju bëra rezervimin e hotelit, mirëpo hotelin e paguat ju vetë, vetëm kjo është e vërteta! Unë ju kam shëtitur në Cyrih, ju kam nxjerr në drekë dhe për kafe. Paraqitjet e juaja që i bëni, a keni harruar se unë ju bleva tre palë kostume, këpucë dhe kravata? A keni harruar, drekat dhe kafet në Kosovë? A harruat, kur ju kam dërguar para për Wsterunion (foto4). Harrove që ti dhashë në CHE Bar, 3500 € të mbështjella në një qese? Kishe shumë nevojë për shkak të borxheve që kishe për ti kthyer që kishe vjedhur nga subjekti yt politikë”, ka shkruar ai në profilin e tij, transmeton Gazeta Insajderi.
Mbi këtë akuzë ka reaguar zv.ministri Veliji. Ai ka thënë për Gazetën Insajderi se gjithçka se çfarë ka thënë Syla është e vërtetë, përpos punës së ryshfetit.
“Unë jam shumë i pastër, dhe për këtë jam shumë i lumtur. Nuk është e vërtetë se kam marrë ryshfet, dhe përë këtë do ta padisë personin në fjalë qysh nesër përmes avokatit tim”, ka thënë Veliji për Gazetën Insajderi.
Teksa ka theksuar se gjatë gjithë jetës së tij ka punuar vetëm për të mirën e qytetarëve të Kosovë./Gazeta Insajderi/
Lexo edhe: