×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “3 mijë e 500 euro të mbështjella në një qese”, publikohen akuza për ryshfet kundër zëvendës ministrit të Kurtit

    Insajderi
    24 November 2022 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Binak Sylaj, një qytetar i Kosovës që jeton në Zvicër, e ka akuzuar për ryshfet Almir Velijin, zëvendësministrin në Qeverinë e Albin Kurtit.

    Ai këto akuza i ka bërë publike në profilin e tij në Facebook, duke i mbështetur edhe me fakte, këtë rast fotografi.

    “Zotëri, zv. Ministër, unë ju bëra ftesën me kërkesën tuaj për ta vizituar Zvicrën (foto1). Unë morra të gjitha garancitë dhe bëra deponi të të hollave që ju të pajiseni me Vizë (foto2). Unë ju pagova biletën e udhëtimit (foto3). Unë ju prita në aeroportin e Baselit dhe ju dërgova deri tek Hoteli në Cyrih. Unë ju bëra rezervimin e hotelit, mirëpo hotelin e paguat ju vetë, vetëm kjo është e vërteta! Unë ju kam shëtitur në Cyrih, ju kam nxjerr në drekë dhe për kafe. Paraqitjet e juaja që i bëni, a keni harruar se unë ju bleva tre palë kostume, këpucë dhe kravata? A keni harruar, drekat dhe kafet në Kosovë? A harruat, kur ju kam dërguar para për Wsterunion (foto4). Harrove që ti dhashë në CHE Bar, 3500 € të mbështjella në një qese? Kishe shumë nevojë për shkak të borxheve që kishe për ti kthyer që kishe vjedhur nga subjekti yt politikë”, ka shkruar ai në profilin e tij, transmeton Gazeta Insajderi.

    “Kur një ditë të ballafaqova dhe të thash se je i përfshirë në ryshfet lidhur me grantet dhe anulimin e aplikuesve për grante, aty përfundojë çdogjë mes nesh. E para përshkak se, ke shfrytëzuar çdo të mirë njerëzore nga unë, e dyta përshkak se shfrytëzonë detyrën dhe veturën zyrtare, mbushjet e kartelave të valës dhe shumë send tjetër. Kurrë mos akuzo askënd për shpifje apo gjë tjetër, e vërteta është kjo. Unë nuk shantazhohem KURRË”, ka shkruar tutje ai.

    Shiko edhe:

    Veliji nga partia e Duda Baljes ishte emëruar zëvendësministër në Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, në prill të vitit 2021, nga kryeministri Albin Kurti.  

    Ai pati falënderuar Kurtin për besimin e dhënë përmes një postimi në Facebook.

    “Sot pranova detyrën e zv.Ministrit ne Ministrin e Zhvillimit Rajonal e falënderoj z.Albin Kurtin, Kryeministrin e Republikës së Kosvës per besimin që ma ka dhenë.

    Me këtë rast zotohem se detyrën që mora do ta kryej me përkushtim, vullnet dhe guxim, duke garantuar angazhim maksimal sidomos për komunitetin #Boshnjak.Për t’i përmbushur objektivat tona si komunitet, e që janë edhe pritjet tuaja, do ta shfrytëzoj përvojën time institucionale në mënyrë që ta arrijm më të mirën për vendin tonë dhe për komunitetin”, pati shkruar ai./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark