×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    3 miliarderët, fëmijët e të cilëve nuk do ta trashëgojnë pasurinë

    Insajderi
    17 July 2017 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trashëgimtarët e njerëzve të pasur më shumë se çdo fëmijë shpresojnë tek milionat që do u lenë prindërit, por disa prej tyre nuk do ta kenë atë fat. Shumë manjatë të biznesit, mes tyre Bill Gates dhe Zuckerberg po planifikojnë që pasuritë e tyre t’i dhurojnë për bamirësi.

    Mark Zuckerberg

    Kur themeluesi i Facebook dhe gruaja e tij Priscilla Chan sollën në jetë vajzën e tyre të parë njoftuan se nuk kanë në plan t’ia lenë asaj paratë. Ata themeluan një organizatë për të ndihmuar në disa sëmundje ndërsa theksuan se 99% të aksioneve të Facebook do të shkojnë për këtë mision.

    Bill Gates

    Bill dhe Melinda Gates u japin fëmijëve të tyre një pjesë të vogët të vlerës pasurore prej 89 miliardë dollarësh. “Kjo do të thotë që ata të gjejnë vetë një mënyrë për t’ia dalë. Nuk është në favorin e fëmijëve tanë që ata të kenë shuma të mëdha. Kjo mund të shtrembërojë gjithçka që ata bëjnë”, është shprehur Gates gjatë deklaratave të tij.

    Chuck Fenney

    Në moshën 86-vjeçare, Chuck feeney, bashkëthemelues i grupit Duty Free, teknikisht nuk është miliarder. Kjo për shkak se ai ka qenë i përkushtuar që ta dhurojë të gjithë pasurinë e tij për bamirësi. Megjithëse fëmijët e tij nuk do të trashëgojnë miliona nga babi i tyre, e kanë kuptuar për vullnetin e tij të mirë. “Është e çuditshme, por ai na mbrojti nga njerëzit që mund të na trajtonin ndryshe për hir të parave. Kjo na bëri njerëz normal”, është shprehur vajza e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark