×
  • Lajme
  • Lajme

    3 nëntori, dita kur Skënderbeu la betejën e Nishit dhe niset për Krujë

    Insajderi
    03 November 2020 - 08:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    3 nëntori 1443 është një datë historike për Shqipërinë, pasi kryetrimi shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu do të linte betejën e Nishit dhe do të nisej për në Krujë, ku më pas edhe do të luftonte kundër osmanëve për 25 vjet me radhë.

    Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e tij ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe në rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre.

    Nën udhëheqjen e Skënderbeut, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.

    Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbetet heroi më i madh i shqiptarëve dhe themeluesi i shtetit mesjetar shqiptar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark