30 ditë paraburgim për menaxherin e Taynës që rrahu një person - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    30 ditë paraburgim për menaxherin e Taynës që rrahu një person

    Insajderi
    05 October 2021 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Menaxheri i këngëtares ka qenë i dyshuar lidhur me rastin.

    Ndërkohë, policia e ka konfirmuar se ai i ka shkaktuar plagë trupore një personi në njërën nga diskotekat në Gjilan.

    Dhe, kështu i janë caktuar 30 ditë paraburgim për shkak të një mosmarrëveshje dhe lëndimeve trupore drejt një personit.

    “Me këto veprime, i pandehuri R. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).I pandehuri nga data 24.07.2021 deri më datë 04.10.2021 ka qenë në arrati, duke i’u shmangur organeve të drejtësisë, në atë mënyrë që ishte fshehur edhe përkundër faktit se kishte qenë në njohuri se ishte në kërkim nga zyrtarët policorë”, shkruan në njoftimin për media.

    Ndryshe, Rinor Hykolli njihet si menaxher i këngëtares, Tayna e cila nuk ka dhënë ndonjë koment për ngjarjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark