Insajderi
Lajme

303 raste | E kaluara e bujshme e të arrestuarit për grabitje

Insajderi
01 February 2026 - 10:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
303 raste | E kaluara e bujshme e të arrestuarit për grabitje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka vënë në pranga Trim Belegun, një 24-vjeçar nga Peja, i cili po kërkohej për një seri grabitjesh të armatosura. Belegu nuk është një emër i panjohur për drejtësinë; sipas dosjes së Prokurorisë, ai rezulton i përfshirë në plot 303 raste penale, ku në pothuajse të gjitha është i dyshuari kryesor për vjedhje dhe grabitje.

Arrestimi i tij nuk ishte i lehtë. Pas grabitjes së fundit në një pikë të “Western Union” në Pejë, ku mori 1,000 euro nën kërcënimin e thikës, Belegu tentoi t’i shpëtonte policisë duke u fshehur në zona të thella. Ai u lokalizua dhe u kap në një stan në bjeshkët e Repishtës, pasi kishte lëvizur disa herë për të humbur gjurmët.

Edhe pse ishte i maskuar gjatë grabitjeve, hetuesit arritën ta identifikonin atë nga tiparet e fytyrës.

Bashkë me të u arrestua edhe Alban Jahaj, i cili po ashtu ka një të kaluar të rëndë me mbi 130 raste kriminale.

Prokuroria ka kërkuar që të dy të mbeten në paraburgim, duke i konsideruar si personat që kanë tronditur sigurinë e bizneseve në Pejë kohët e fundit.

Insajderi sjell videon nga grabitja e fundit:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark