Në Kroaci në 24 orët e fundit janë regjistruar 32 të rasteve të vdekjes dhe 3.082 raste të reja të infektimit me virusin COVID-19, dhe për herë të parë janë testuar mbi 10.000 mostra.
Numri i rastev aktive është 16.348, prej tyre 1.598 pacientë janë në shërim spitalor, ndërsa 178 persona janë në respiratorë, ka kumtuar Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.
Prej 25 shkurtit, në Kroaci janë shënuar 75.922 persona të infektuar me virusin korona, prej të cilëve 925 kanë vdekur, gjithsej janë shëruar 58.649 persona e prej tyre 2.215 në 24 orët e fundit.
Në vetë – izolim aktualisht gjenden 35.326 persona. Deri sot gjithsej janë testuar 592.326 persona, prej të cilëve 10.156 në 24 orët e fundit./Insajderi.org.