08:36 - 12 Shkurt 2016

soros

Nga George Soros, Project Syndicate

Provat e tregojnë të kundërtën. Synimi i tanishëm i Putinit është që të nxisë shpërbërjen e BE-së, dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është ta mbushë Evropën me refugjatë Sirian.

Aeroplanët rusë kanë bombarduar popullsinë civile në Sirinë jugore duke i detyruar ata që të largoheshin në Jordani dhe Liban. Tani ka rreth njëzet mijë refugjatë sirianë që kanë ngritur kampet e tyre në shkretëtirë në pritje të lejimit për hyrje në Jordani. Një numër më i vogël janë duke pritur për të hyrë në Liban. Por, të dy grupet janë në rritje.

Rusia ka nisur edhe një sulm ajror në shkallë të gjerë kundër civilëve në veri të Sirisë. Kjo u pasua nga një sulm tokësor nga ana e ushtrisë së presidentit sirian Bashar al-Assad kundër Aleppos, një qytet që ka pasur rreth 2 milionë banorë.

Bombat e lëshuara nga lartë kanë detyruar rreth shtatëdhjetë mijë civilë sirianë të largohen me destinacion Turqinë,ndërsa ofensiva tokësore pritet të sjellë edhe më shumë të larguar.

Familjet e nisura nga Aleppo nuk mund të ndalen në Turqi. Kancelarja gjermane Angela Merkel  shkoi në Ankara më 9 shkurt për të arritur një marrëveshje të minutës së fundit me qeverinë Turke që te shtyj refugjatët që janë tashmë në Turqi, që të zgjasin qëndrimin e tyre atje. Ajo ofroi transport ajror direkt për çdo vit në Evropë, për rreth 200 mijë deri në 300 mijë refugjatë Sirianë me kusht që Turqia t’i parandalojë ata para shkuarjes në Greqi.

Putin është një taktikes i talentuar, por jo një mendimtar strategjik. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se ai ka ndërhyrë në Siri, në mënyrë që të përkeqësojë krizën evropiane të refugjatëve. Në të vërtetë, ndërhyrja e tij ishte një gabim strategjik, për shkak se ajo e përfshiu atë në një konflikt me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, i cili ka prekur interesat e të dyja vendeve.

Por Putini u ngut sapo pa mundësinë e një shpërbërje të mundshme të BE-së. Ai ka turbulluar veprimet e tij duke folur për bashkëpunimin kundër një armiku të përbashkët, e që është ISIS. Ai ka ndjekur një qasje të ngjashme në Ukrainë, në nënshkrimin e Marrëveshjes së Minskut, por ka dështuar në marrjen e asaj që deshi.

Është e vështirë për ta kuptuar pse udhëheqësit e të dy fuqive, SHBA-së dhe BE-së, e besojnë Putinin në fjalët e tij, në vend se ta gjykojnë atë me sjelljet e tij. Shpjegimi i vetëm që mund të gjeni është se politikanët demokratik kërkojnë t’ia shfaqin publikut të tyre një pikturë me pamje më të favorshme sesa vetë realiteti që e paraqet.

Fakti është se Rusia e Putinit dhe BE-ja janë të zënë në një garë kundër kohës: Pyetja është se cili do të rrëzohet më përpara.

Regjimi i Putinit përballet me falimentim në vitin 2017, kur një pjesë e madhe e borxhit të saj të jashtëm piqet dhe trazirat politike mund të shpërthejnë më shpejt se kaq.

Popullariteti i Putinit, i cili mbetet i lartë, mbështetet në një kompakt shoqëror që i kërkon qeverisë të ofrojë stabilitet financiar dhe një standard të ngadalshëm, por të sigurt në rritje të jetesës. Sanksionet perëndimore, së bashku me rënien e madhe të çmimit të naftës, do të detyrojnë regjimin e Putinit të dështojë në të dyja rastet.

Deficiti buxhetor i Rusisë ka rrjedhur në 7% të GDP-së, dhe qeverisë do t’i duhet ta shkurtojë atë në 3% për të parandaluar inflacionin në shkallë të lartë.

Fondit të sigurimeve shoqërore të Rusisë po i mbarojnë paratë dhe ka për t’u bashkuar me fondin e infrastrukturës së qeverisë në mënyrë që të jetë i rimbushur. Këto dhe zhvillime të tjera do të kenë një efekt negativ në standardet dhe mendimet e elektoratit aktiv para zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë.

Mënyra më e mirë se si regjimi i Putinit mund ta shmangë kolapsin është ta bëjë BE-në të shembet ekonomikisht më shpejtë.

BE nuk do të jetë në gjendje të mbajë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas lëvizjeve që Rusia ka bërë në Ukrainë.
Në të kundërtën, Putin do të jetë në gjendje për të fituar përfitime të konsiderueshme ekonomike nga e një Evropë e ndarë dhe duke i shfrytëzuar lidhjet me interesat komerciale dhe partitë anti-evropiane që ai ka kultivuar me kujdes ndër vite.

Siç qëndrojnë gjërat, BE-ja është vendosur të shpërbëhet. Që nga kriza financiare e vitit 2008 dhe paketave pasuese për shpëtimin e Greqisë, BE-ja ka pasur kriza të vazhdueshme. Por ditëve të sotme ajo po ballafaqohet me pesë ose gjashtë kriza në të njëjtën kohë, të cilat mund të provojnë të jenë shumë. Siç edhe Angela Merkel e parashikoi në mënyrë të drejtë, kriza e migrimit ka fuqinë për të shkatërruar BE-në.

Kur një shtet apo shoqatë e shteteve është në rrezik të rrënimit, mbetet më mirë për udhëheqësit e saj të përballen me realitetin e ashpër se sa të injorojnë atë. Gara për mbijetesë vë BE-në kundër Rusisë së Putinit.  ISIS përbën një kërcënim për të dyja, por kjo nuk duhet të jetë e mbi-vlerësuar. Sulmet e montuara nga terroristët xhihadistë, edhe pse të tmerrshme, nuk krahasohen me kërcënimin që vjen nga Rusia.

ISIS (dhe Al Kaeda para saj) është e njohur si thembra e Akilit për qytetërimin perëndimor dhe Putini  ka mësuar se si ta shfrytëzojë atë.

Duke ngjallur islamofobi të fshehtë në Perëndim dhe duke nxitur qeveritë dhe publikun perëndimor t’i trajtojnë myslimanët me dyshim, ata shpresojnë të bindin myslimanët e rinj që nuk ka asnjë alternativë për terrorizëm.

Pasi kjo strategji të kuptohet, mbetet vetëm një anekdotë e thjeshtë: Refuzo të sillesh ashtu siç armiqtë tuaj duan që ti të sillesh.

Kërcënimi që vjen nga Rusia e Putinit do të jetë i vështirë për t’u përballur. Dështimi për ta njohur atë do ta bëjë këtë detyrë edhe më të vështirë.

Artikulli i marrë  nga Project Syndicate.