×
  • Lajme
  • Lajme

    35 vjetori i demonstratave të studentëve

    Insajderi
    11 March 2016 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me datën 4 mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre. Kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët në datën 11 mars, e cila njëlloj si protesta e parë u shtyp me dhunë nga policia dhe u paraburgosën disa studentë.

    Kështu nisi zinxhiri i demonstratave të vitit ’81. Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e Punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur, shkruan KosovaPress.

    Por përsëri, organet shtetërore ndërhyjnë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve, dhe armata jugosllave paraqet prezencën e saj.

    Pas dy muajsh në territorin e “Krahinës Socialiste të Kosovës” vendoset “Gjendja e jashtëzakonshme” e më vonë edhe shtetrrethimi. Ky zinxhir vazhdon deri me fillimin e luftës në Kosovë.

    Më shumë në Kosovapress.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark