Theresa May, kryeministrja e dytë grua në histori të Britanisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Theresa May, kryeministrja e dytë grua në histori të Britanisë

    Insajderi
    13 July 2016 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas dorëheqjes së David Cameroon, Mbretëresha Elizabeta ka formalizuar Theresa May si kryeministre të re të Britanisë së Madhe.

    Theresa May vjen nga radhët e Partisë Konservative ndërsa më herët udhëhequr Ministrinë për Gra dhe Barazi Gjinore.

    Ajo bëhet gruaja e dytë në histori të Britanisë që e merr këtë post, pas Margaret Thatcher

    Ish-kryeministri Cameron dha dorëheqje pak orë pas shpalljes së referendumit për largim nga Bashkimi Evropian.  Ai kishte mbështetur fushatën që përkrahte qëndrimin në BE.

    Ai të martën ka mbajtur takimin e fundit me kabinetin e tij, ndërsa sot ka pasur rastin t’i drejtohet edhe parlamentarëve.

    May është një euroskeptike e bindur që e ka mbështetur me pak entuziazëm qëndrimin në BE. Mbështetja e saj ishte thjesht një akt besnikërie ndaj kryeministrit Cameron, pasi thellë-thellë, ajo mezi priste të ndodhte Brexit.

    Në pritje të zyrtarizimit, Theresa May do të jetë e dyta femër në historinë e Britanisë së Madhe që bëhet kryeministre. Por, më tepër se Margareth Thatcher, “Zonja e Hekurt”, May ngjason me Angela Merkel.

    Ashtu si Merkel, May është e bija e një pastori protestant dhe është e martuar por pa fëmijë.

    May, ashtu si Merkel, nuk magjeps turmën me fjalime të zjarrta por ka çarë në karrierën e saj me pragmatizëm. Hap pas hapi, ka ditur të ndërtojë një reputacion të fortë dhe cilësohet një person tek i cili mund të besosh verbërisht.

    May nuk ka qenë kurrë “ylli” më i shndritshëm në gjeneratën e saj. Ajo është deputete që prej vitit 1997 duke bërë thuajse dy dekada në politikë, shkruan Tema.al, transmeton Insajderi.

    Ajo ka qenë pranë shumë liderëve të Konservatorëve dhe ka qenë gjithmonë afër pushtetit. May ka mbuluar funksione të ndryshme në ministri.

    Rrugëtimi i saj në hije përfundoi në vitin 2010, kur pas zgjedhjeve të përgjthshme David Cameron u shpall kryeministër.

    Në pozicionin e ministres ajo menaxhoi shërbimet sekrete me grusht të hekurt dhe ia doli që të aprovojë në 2014 një ligj që parashikon konfiskimin e pasaportës për të dyshuarit si xhihadistë apo ata që planifikonin të niseshin në Siri.

    May ka rënë në sy edhe për pozicionin e saj mjaft kritik përballë emigracionit. Tashmë radha e saj erdhi. Pas daljes nga skena të Johnson gjithë partia duket se është mbledhur rreth saj.

    Në betejën për Brexit nuk mbahen të burgosur dhe May duhet ta ketë parsysh nëse nuk do të përfundojë si Cameron apo Johnson. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark