380 forca policie nga Tirana dhe Elbasani do të angazhohen për festimet e Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit.
Prej kësaj të hëne policia e Elbasanit kalon në shërbim të përforcuar për zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive. Në ndihmë, krahas policëve nga Tirana do të jenë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Policia rrugore do të kontrollojë të gjitha akset me qëllim për të bërë të mundur qarkullimin normal të mjeteve gjatë zhvillimit të aktiviteteve, shkruan Tch.
Lëviza apo parkimi i mjeteve nuk do të lejohet në këto akse rrugore:
Policia Rrugore krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të ketë dhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj përdoruesve të rrugës, që drejtojnë automjetin në gjëndje të dehur, që tejkalojnë normat e shpejtësisë, që kryejnë parakalime të gabuara, etj