Rushiti dhe QKRMT-ja nominohen për çmimin Nobel për Paqe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rushiti dhe QKRMT-ja nominohen për çmimin Nobel për Paqe

    Insajderi
    16 January 2025 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për çmimin Nobel për Paqe 2025.

    Në një njoftim të publikuar nga Rushiti, është bërë e ditur se nominimi është propozuar nga deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson.

    “Jam thellësisht e lumtur dhe e nderuar se unë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) jemi nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025. Ky vendim për nominim, i propozuar nga deputeti i Parlamentit Suedez, z. Magnus Jacobsson, më mbush me emocione të papërshkrueshme dhe mirënjohje të thellë”, ka shkruar drejtoresha e QKRMT-së në Facebook.

    Ajo e ka quajtur arritje të madhe këtë nominim.

    Ka thënë se ajo dhe ekipi i saj frymëzohen nga nominimi për të avokuar globalisht për plagën e rëndë dhe për të kontribuar në parandalimin e dhunës seksuale në konflikte si dhe në arritjen e drejtësisë për të mbijetuarit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark