Ambasadorja franceze në Kosovë ka hapur derën për ngushëllime pas tragjedisë që u morri jetën më shumë se 70 personave.
Me dhimbjet dhe vuajtjet e atyre që pësuan në Nicë, për mbrëmjen e së premtes së kaluar, janë solidarizuar edhe kosovarët.
Tek Ambasada e Francës në Kosovë, u panë zyrtarë të lartë të diplomacisë së vendit e derisa u nënshkruan në librin e zisë, aty u tha se Kosova qëndron përkrah Francës në luftën e saj kundër ekstremistëve të dhunshëm. /Insajderi.com