×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    4.4 milionë- Qeveria e mbajti sekret blerjen e objektit për ambasadë në SHBA

    Insajderi
    26 June 2023 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e mbajti të “fshehur” objektin e ri të ambasadës në SHBA, I cili bart vlerën e afro 4,5 milionë eurove.

    Kjo u zbulua nga Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin vjetor për MPJD-në, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Në raportin vjetor të kontratave të nënshkruara publike për vitin 2022, nuk ishin paraqitur kontratat për blerjen e ambasadës në SHBA në vlerë 4,463,860€”, thuhet në raportin e ZKA-së.

    Raporti tutje tërheq vrejtjen edhe për mos-paraqitje të blerjes së një veture për ambasadën në Britani të Madhe, në vlerë prej 50 mijë eurosh.

    MPJD-ja “goditi” kuletën e shtetit në prill të këtij viti, ku u njoftua për blerjen e një objekti të ri në ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe në vlerë prej 7,4 milionë eurosh.

    Blerja e objektit mori jehonë, ku u shpërnda edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    ”I emocionuar të ndaj që ambasada Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan. Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona me Mbretërëinë e Bashkuar“, ka shkruar Kurti.

    Për ambasadorin e Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti dhe atë në SHBA, Ilir Dugolli, është raportuar se kanë shkelur Udhëzimin Administrativ për vlerat e lejuara për qira për objektet e banimit të të dërguarve diplomatikë në shtetet e huaja.

    Sipas raportimeve, Kapiti shpenzonte 4,100 euro në muaj për qira, 1,700 euro më shumë sesa shuma e lejuar sipas udhëzimit administrativ.

    Në anën tjetër, ambasadori Dugolli paguante për qira mujore 3,743 euro, 1,343 euro më shumë sesa sa e lejonte udhëzimi administrativ. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark