×
  • Lajme
  • Lajme

    4 organizata studentore kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve

    Insajderi
    20 January 2016 - 11:44

    Rezultati i votimeve të zgjedhjeve të 13 janarit në Universiteti e Prishtinës, ku studentët votuan për të zgjedhur anëtarët e rinj në Parlamentin e tyre, po kontestohet nga disa organizata studentore.

    Madje katër prej këtyre organizatave “USPE”, “Reforma”, “Paqja Studentore” dhe “SKV”, të mërkurën kanë dorëzuar në  Këshillin Drejtues të UP-së, kërkesën e tyre për rinumërim të votave në disa qendra të votimeve nëpër njësi akademike.

    Premton Fetoshit përfaqësues i organizatës “ Pro Europian Students Union –USPE”  tha se kërkesa e tyre bazohet në mos koordinim të numrave të KQZ-së me ato të Fakulteteve përkatëse.

    “Kemi has në dallavere kur ka përfunduar votimi, pasi që KQZ nuk e ka numëruar fakultetin Ekonomik”, tha Fetoshi.

    Në ankesën që u dorëzua në Rekotarin e UP-së,  sipas tyre janë bashkangjitur të gjitha faktet që dëshmojnë parregullsinë në numërimin e votave.

    “Dyshimi jonë është se shumë fletëvotime të vlefshme janë bërë si ta pavlefshme gjatë numërimit”, tha  Arbnor Murati nga  organizata “Reforma”.

    Më 13 janar, studentët e Universiteti të Prishtinës votuan  për të zgjedhur anëtarët e Parlamentit të Studentëve, ndërsa kjo ka ngjallur shumë reagime nga organizata të ndryshme studentore.

    Klubi Politik i Studentëve kishte thënë se zgjedhjet po riprodhojnë rezultatet e kaluara dhe pasojat për studentët janë të njëjta.
    “Ne jemi kundër këtyre zgjedhjeve sepse vazhdimisht po riprodhojnë të njëjtat rezultatet – apo thënë më mirë, të njëjtat pasoja – për studentët. Zgjedhjet studentore janë dëshmuar si mjet shterp në zgjidhjen e problemeve dhe të vetmen rrugë e shohim në organizim dhe veprim direkt”, kishte thënë Fitim Salihu nga kjo organizatë.

    Megjithatë zgjedhjet janë mbajtur ku nga mbi 40 mijë studentë kanë votuar vetëm 11 mijë. E kjo sipas Klubit Politik të Studentëve tregon se asnjë nga përfaqësuesit e zgjedhur nuk ka legjitimitet pasi pjesëmarrja ka qenë jashtëzakonisht e ulët.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark