×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “40 minuta deri sa i kemi nxjerrë jashtë”- Aksidenti tragjik në Vushtrri, familjari i 25-vjeçares në gjendje të rëndë flet për Insajderin

    Insajderi
    12 March 2024 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të hënës në Vushtrri. Nga ky aksident ka humbur jetën humanisti Mentor Merovci dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë. Në mesin e të lënduarve është edhe Laureta Merovci e moshës rreth 25 vjeçare. Një familjar i saj në kushte anonimiteti ka rrëfyer për Insajderin detaje nga aksidenti tragjik.

    Sipas këtij familjari, Laureta është e shtrirë në koma për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të saj. Familjari ka thënë se iu janë dashur 40 minuta ta nxjerrin nga vetura e aksidentuar.

    “Kanë qenë dy familjet Merovci. Laureta Merovci ka qenë në veturën tjetër që është goditur. Edhe ajo është në gjendje shumë të rëndë. Afër 40 minuta deri e kena çelë derën me e nxjerrë jashtë”, ka thënë ai.

    Nga ky aksident ka mbetur i vdekur humanisti Mentor Merovci.

    Hoxha Besfort Maxhuni, hoxhë në xhaminë “Sheikh Zayed”, ka njoftuar se në mesin e të lënduarve nga aksidenti është edhe djali 20-vjeçar i tashmë të ndjerit Mentor Merovcit.

    ”Vëllau Mentor Merovci Allahu e mëshiroftë në aksident ka patur me veti edhe djalin 20 vjeqar që tani është në spital”, ka shkruar ai.

    Mediat lokale kanë publikuar pamje nga aksidenti tragjik i natës së mbrëmshme. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark