Mustafa: Amerika, mikja më e madhe e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Amerika, mikja më e madhe e Kosovës

    Insajderi
    16 February 2016 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të martën në takim senatorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bob Corker, të cilin e njoftoi për zhvillimet e fundit në vend.

    Edhe në këtë takim, Kryeministri Mustafa theksoi mirënjohjen qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme që SHBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën, thuhet në një komunikatë për media dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

    “Qytetarët e Kosovës janë krenarë me miqësinë e shtetit të Kosovës me SHBA-të, pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin miqtë dhe përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës në botë”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur po ashtu përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-të si partneri kryesor strategjik i Kosovës, thuhet në komunikatë.

    Në anën tjetër, sic thuhet në komunikatë, Senatori i SHBA-ve, Bob Corker, gjatë takimit, vlerësoi progresin që është arritur në Kosovë gjatë këtyre viteve./Insajderi

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark