Insajderi
Lajme

43-vjeçari shqiptar vritet pas sherrit për vendin e parkimit në Belgjikë

Insajderi
27 August 2024 - 13:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
43-vjeçari shqiptar vritet pas sherrit për vendin e parkimit në Belgjikë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Machelen të Belgjikës të dielën e 25 gushtit, ku një emigrant shqiptar është vrarë pas një sherri me një fqinjin e tij.

Konflikti ka nisur për një vend parkimi në rrugën “Blijde Inkomststraat” mes fqinjëve, ku një 61-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri drejt 43-vjeçarit shqiptar, i identifikuar si Shpëtim A., i cili mbeti i vdekur, ndërsa është plagosur dhe kushëriri i tij, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

61-vjeçari gjithashtu kërcënoi dhe bashkëshorten e viktimës dhe qëlloi me armë zjarri edhe drejt djalit të tyre 15-vjeçar, i cili nuk ka marrë asnjë plagë.

Autori u mundua të arratisej, por u ndalua nga policia belge, teksa do të paraqitet në gjykatë këtë të martë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark