Ai u takua me veteranë që morën pjesë në një miting në Karolinën e Jugut ditën e hënë, jo larg zgjedhjeve primare të ditës së shtunë.
Trashëgimia e George W. Bush është kritikuar ashpër nga pretendenti kryesor në kampin e republikanëve, Donald Trump.
Zëri.info përjcellë se Jeb Bush, ish-guvernator i Floridës, ka shpenzuar shumë para për fushatën e tij por nuk ka dhënë impaktin e duhur tek zgjedhësit.
Ai po përpiqet të arrijë Trump dhe senatorin e Teksasit Ted Cruz, që fituan respektivisht zgjedhjet në Nju Hempshër dhe Ajoua.
Familja Bush deri tani kishte qëndruar larg ambicieve të Jeb për t’u përfshirë në garën presidenciale. Por javën e kaluar nëna e tij Barbara Bush, bashkëshorte e ish-presidentit George HË Bush, doli në mbështetje të tij.
Ndërsa të shtunën, Jeb doli në mbrojtje të presidencës së të vëllait, duke thënë se ai “ka ndërtuar një aparat sigurie që mban amerikanët të sigurtë.
Në një debat televiziv, biznesmeni milioner Trump kritikoi presidencën e “Ë”, duke e akuzuar atë se gënjeu për motivet e luftës në Irak, e cila sipas tij ka destabilizuar Lindjen e Mesme.