Në këtë edicion do të prezantohen dhjetë filma të metrazhit të gjatë, katër prej tyre nga Bosnja dhe Hercegovina.
77 filma do të prezantohen në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit në Sarajevë ku edhe ndahet çmimi “Zemra e Festivalit”, dhe sipas organizatorëve, në këtë festival nga 77 filma sa do të prezantohen në kategori të ndryshme, 44 janë premierë botërore, shkruan KultPlus.
Ky edicion do të nis më 13 dhe do të mbyllet më 20 gusht. Në këtë edicion do të prezantohen dhjetë filma të metrazhit të gjatë, katër prej tyre nga Bosnja dhe Hercegovina. Kurse në kategorinë e filmave dokumentarë do të prezantohen 29 filma, 22 prej tyre dokumentarë të shkurtë, sikurse që do të prezantohen edhe 16 filma të metrazhit të shkurtë dhe dy të animuar.
Në kategorinë e filmave dokumentarë është edhe një film me kooproduksion të Kosovës. Bëhet fjalë për filmin “A Fist Of Memory”, i realizuar nga : Aid Besic dhe Shqipdona Ademaj, film i cili është realizuar nga Bosnja dhe Herzegovina, Kosova dhe Maqedonia. /KultPlus