×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët dhe shqiptarët, emigrantët që bëjnë më së shumti krime në Gjermani

    Insajderi
    17 February 2016 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krimet e kryera nga emigrantët në Gjermani janë rritur për 79 për qind gjatë vitit 2015, sipas shifave të publikuara nga Zyra Federale e Krimit.

    Pothuajse 1 nga 5 veprat penale janë kryer nga emigrantët ose refugjatët në Gjermani gjatë vitit të kaluar dhe shumica e tyre ishin krime të dhunshme sikurse sulmet, plaçkitjet ose kërcënimet, thuhet në raportin e publikuar nga gazeta “Bild”, raporton Insajderi.

    Raporti përfshinë listën e krimeve të kryera nga emigrantët në periudhën Janar-Dhjetor 2015, në kohë  kur Gjermani po përballet me 1 milionë kërkesa për azil.

    Emigrantët që janë të përfshirë në krime, raporton Insajderi, vijnë nga Siria, Iraku dhe Afganistani ndërsa pjesa tjetër vijnë nga vendet e Ballkanit.

    Sirianët përbëjnë pjesën më të madhe të refugjatëve në Gjermani 48 për qind, ku 24 për qind e të cilëve dyshohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale.

    Ndërsa serbët të cilët ani pse përbëjnë vetëm 2 për qind të refugjatëve në Gjermani, janë të përfshirë shumë në krime. Fiks 13 për qind e krimeve të kryera nga emigrantët janë bërë nga serbët.

    “Sirianët, afganët dhe irakianët janë grupi më i madh i emigrantëve, por janë më pak të përfshirë në rastet delikuente, krahasuar me emigrantët e tjerë”, thuhet në raport.

    “Proporcionalisht shumica e emigrantëve që janë të përfshirë në vepra penale vijnë nga Ballkani, përkatësisht Kosova, Shqipëria dhe Serbia duke mos lënë anash edhe emigrantët nga Eritrea dhe Nigeri”, thuhet në raportin e Zyrës Federale, raporton Insajderi.

    raporti

    Megjithatë, përkundër raportimeve se emigrantët po kryejnë krime të sulmeve seksuale në publik, shifrat zyrtare tregojnë se vetëm 1 për qind e krimeve të kryera nga emigrantët vitin e kaluar, ishin krime seksuale.

    Si të dyshuar për terrorizëm nga emigrantët në Gjermani gjatë vitit të kaluar janë arrestuar 266 persona. Tetëdhjetë prej tyre janë liruar ndërsa 186 janë ende duke u përballur me Gjykatën.

    Sipas raportit depërtimi i militantëve të ISIS-it në Gjermani është një trend në rritje./Insajderi

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark