Përveç 28 të vdekurve, është rritur numri i të lënduarve nga shpërthimi që ndodhi në qendër të Ankarasë të mërkurën pasdite, duke lënë të kuptohet se numri i rasteve fatale mund të rritet gjatë orëve në vijim.
Lajmin e bënë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave një mjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer gjatë kalimit pranë saj të një autobusi me ushtarë turk në bord, raporton Insajderi.
Askush ende nuk e kanë marrë përgjegjësinë, por dyshimet mbesin tek rebelët kurdë apo ekstremistët e ISIS-it.
Një sulm i ngjashëm më bombë goditi Turqinë në janar të këtij viti, në qytetin e Stambollit ku la të vdekur 10 persona./Insajderi