×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Venezuela rrit çmimin e naftës, për herë të parë pas 20 vitesh

    Insajderi
    18 February 2016 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga 0.01 dollarë për litër, kuotimi i arit të zi në vendin e pestë më të madh eksportues të globit do të shkojë në 0.60 dollarë litri. Nafta e cilësisë më të ulët do të rritet në gati 0.10 dollarë për litër.

    Maduro ka ndërmarrë edhe një sërë masash të tjera me qëllim lehtësimin e krizës së thellë ekonomike të vendit, një nga të cilat është zhvlerësimi i monedhës vendase, bolivarit.

    “Venezuela ka naftën më të lirë në botë. Kostoja është thuajse asgjë. Megjithatë, rritja është një masë e nevojshme për të balancuar gjërat dhe unë marr përsipër çdo përgjegjësi”, tha Maduro në një intervistë televizive, përcjellë Top Chanel.

    Rritja e çmimit të naftës pritet t’i kursejë vendit latin rreth 800 milionë dollarë në vit.

    Pak ditë më parë, ministrat e naftës të Rusisë, Arabisë Saudite, Katarit dhe Venezuelës u takuan në Doha në përpjekje për të ringritur kuotimin e naftës në bursa. Ata arritën një marrëveshje për të ngrirë prodhimin e naftës në nivelet e muajit janar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark