Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka bërë me dije se tre të arrestuarit e sotëm sipas vendimit të Prokurorisë do të qëndrojnë 48 orë në paraburgim.
Jashari ka kallëzura edhe dyshimet mbi të cilat janë arrestuar kryeinspektori i ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi dhe ish-sekretari i kësaj ministrie, Arben Çitaku, si dhe një biznesmen në aksionin e njohur si Brezovica.
“Bedri Halimi, Kryeinspektor i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se e ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar. Arben Çitaku, ish-sekretari i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor për shkak të dyshimit se ai ka kryer keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit“, ka thënë Jashari në konferencën e orës pesë, shkruan Gazeta Insajderi.
“Gjithashtu në këtë aksion me vendim të Prokurorit është ndaluar edhe një qytetar, resketivisht një investitor i një lagjeje në Brezovicë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ushtrim i ndikimit dhe marrje e ryshfetit”, tha tutje Jashari, shkruan Gazeta Insajderi.
Lexo edhe:
Nërkohë pesë persona të tjerë janë duke u kërkuar nga Policia, po për këtë rast, sipas zyrtarit policor, Agron Haziri.
“Operacioni ka rezultuar me 4 persona të arrestuar. Një person i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt. 3 persona të tjerë janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit dhe 5 persona janë në kërkim policor”, tha Haziri, shkruan Gazeta Insajderi.
Lexo edhe: