×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet Arben Çitaku, njeriu që mbajti më së gjati postin e sekretarit të Ministrisë së Mjedisit

    Insajderi
    06 January 2022 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga aksioni i sotëm i Prokurorisë Themelore të Ferizajt u arrestuan shtatë persona.

    Gjatë ditës, Insajderi raportoi se njëri nga të arresuarit është kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit, Bedri Halimi.

    Përpos Halimit, Insajderi merr vesh se është arrestuar edhe Arben Çitaku ish-sekretar i Ministrisë së Mjedisit.

    Gjatë aksionit të policisë sot u bastisën 10 lokacione përfshirë edhe objektin e Ministrisë së Ambientit dhe Infrastrukturës.

    “Deri më tani shtatë persona janë arrestuar dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë (5) qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit. Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, është thënë sot në deklaratën e prokurorisë. /Insajderi.org

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark