49-vjeçarja zbulon se shkon me burra të martuar dhe nuk ndihet fajtore - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    49-vjeçarja zbulon se shkon me burra të martuar dhe nuk ndihet fajtore

    Insajderi
    08 October 2021 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gweneth Lee ka rrëfyer për “The Sun” se kryen marrëdhënie seksuale me burra të martuar dhe kurrë nuk është ndjerë fajtore për diçka të tillë. 49-vjeçarja tregon se fqinjët mendojnë se ajo është një pastruese kur shkon të takojë partnerët e saj në shtëpitë e tyre.

    “Që kur lidhja ime katër vjeçare mbaroi në 2017-ën, kam pasur shumë lidhje me burra të martuar. Nga biznesmenët e deri te pronarët e hoteleve, ata më kanë pasuruar dhe mbuluar me dhurata të çmueshme.

    Mënyra ime e jetesës më bën që ta shijoj seksin me këta burra, ndërkohë që i qëndroj larg jetës normale. Disa njerëz kanë turp ose frikë nga paragjykimi, por unë jam e hapur për atë që bëj sepse kam zgjedhjet e mia në jetë.

    Takimi me burra të martuar është emocionues, sepse përfshin udhëtime luksoze, mesazhe sekrete dhe ushqim në restorante të shtrenjta”,- tha ajo.

    Kur u pyet për të shkuarën, Lee shtoi: “Nuk kam qenë gjithmonë një dashnore. Dikur isha e martuar, por në moshën 31 vjeç humba bashkëshortin tim, Robin, një pronar biznesi kompjuterik, për shkak të kancerit.

    Kjo humbje e madhe më shtyu drejt marrëdhënieve të rastësishme, të cilat më largonin ankthin që përjetoja pasi partneri im vdiq. Mendoj se është bukur të jesh në gjendje të martohesh dhe të kesh fëmijë, por ka shumë njerëz që nuk kanë nevojë për këtë. Të qenit nënë nuk ishte kurrë në listën e gjërave të mia që doja të bëja dhe të arrija në të ardhmen”.

    Lee tha se nuk ndihet aspak keq apo në faj për veprimet që bën.

    “Çdo gjë mund të shkojë mirë në martesën e partnerëve të mi, por atyre u mungon intimiteti, që vetëm unë mund t’ua jap. Për këtë arsye, nuk ndihem fajtore për veprimet e mia. Qëndroj ashtu e shtrirë në shtrat pas seksit me burrin e një gruaje tjetër dhe nuk ndjej asgjë të keqe. Nuk jam penduar për asgjë në jetë. Nëse nuk do të isha unë dashnorja e tyre, atëherë do të ishte dikush tjetër”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark