×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    5 arsye përse Amerikës do t’i mungojë Obama

    Insajderi
    09 February 2016 - 23:15

    Përderisa gara presidenciale po vazhdon në Amerikë, shkrimtari, publicisti dhe analisti i njohur në “The New York Times” ka një ndjesi të çuditshme: I mungon Barack Obama.

    Natyrisht ai nuk është dakord me shumë vendime të Obamas dhe është zhgënjyer nga shumë aspekte të presidencës së tij.

    Por gjatë kësaj fushate ai thotë se ndjenë një rënie në standardet e sjelljes së kandidatëve për president të SHBA-së. Shumë nga tiparet e karakterit të një lidershipi që posedon Obama mungojnë tek kandidatët e tjerë.

    Ai ka shkruar një analizë të gjatë përkitazi me atë se përse Obama do t’i mungojë amerikanëve.

    Insajderi ua sjellë 5 arsyet kryesore.

    E para dhe më e rëndësishmja është integriteti. Administrata e Obamës nuk ka qenë e përfshirë në ndonjë skandal. Mendoni për skandalet kundër Iranit apo Lewinsky që janë gëlltitur nga Reagan dhe Clinton. Ne kemi pasur shumë pak këso ngjarje nga Obama. Ai dhe stafi i tij janë sjellë në përgjithësi me ndershmëri. Hillary Clinton vazhdimisht del në konferenca për media në të cilat mbron ato që ka thënë, apo shpjegon disa gjëra që janë keqkuptuar, ndërsa Obama nuk e ka bërë kurrë këtë. Ai dhe gruaja e tij nuk janë shfaqur superior dhe kanë punësuar njerëz me standarde të larta. Madje ekipi i Obamas ka bllokuar shumë klane që kanë ardhur nga kampi Clinton dhe administrata e Chris Christie.

    obama1

    E dyta, Obama ka një bazë të humanitetit. Donald Trump ka kaluar shumicën e kohës duke u zotuar që do të bllokoj migrimin e myslimanëve ndërkohë që Obama shkoj në një xhami për të mbajtur një fjalim të mrekullueshëm.

    Së treti, Obama ka marrë vendime duke u konsultuar me administratën gjë që asnjë president nuk e ka barë. Perderisa Bernie Sanders ka dëshmuar se është i verbuar nga e vërteta e tij.

    Së katërti, përderisa të gjithë kandidatët shprehin një vetëbesim ndërsa kjo i ka munguar Obams. Por një president duhet të mbaj ekuilibrin nën presion të madh. Obama e ka bërë këtë, veçanërisht në kohën e krizës ekonomike.

    obama3

     

    Së pesti duke dëgjuar Sanders, Trump. Cruz apo Carson zhytemi në pornografinë e pesimizmit dhe se ne jemi në prag të kolapsit të plotë.

    Edhe së fundmi Obama nuk është i përsosur por së paku ka rrezatuar integritet, njerëzim, sjellje të mirë dhe elegancë që do të na mungojnë në presidencën e re.

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark