5 gabimet më të zakonshme që bëni kur lani flokët - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    5 gabimet më të zakonshme që bëni kur lani flokët

    Insajderi
    22 November 2023 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Larja e flokëve është një ritual bukurie që duhet kryer me perfeksion. Megjithatë, hapat, koha dhe përzgjedhja e produkteve më të përshtatshme janë objekt i debatit të vazhdueshëm.

    Për të optimizuar bukurinë dhe shëndetin e flokëve tuaj, a mund të përdorni gjithmonë shampon tuaj të preferuar apo duhet ta ndryshoni atë në intervale të rregullta? Sa është sasia e duhur e shampos që ju nevojitet? Këto dhe shumë pyetje të tjera për pastrimin e flokëve kanë marrë përgjigje dhe ju ndihmojnë të ndaloni së bërë 5 gabimet më të zakonshme të dushit.

    1. E ndryshoni shampon që përdorni çdo dy muaj
      Në këtë mënyrë ju nuk i jepni kohën e nevojshme formulës dhe përbërësve aktivë që ajo përmban për të vepruar dhe theksuar përfitimet për të cilat janë krijuar.
    2. Ju përdorni më shumë shampo sesa keni nevojë realisht
      Në bukuri, më pak është një rregull i pagabueshëm (less is more) – e njëjta gjë vlen edhe për larjen e flokëve. Një sasi e barabartë me madhësinë e një monedhe 2 € është super e mjaftueshme për të pastruar siç duhet flokët dhe lëkurën e kokës.
    3. Nuk e aplikoni shampon në pjesët e duhura të kokës
      Produkti për të mbuluar në mënyrë korrekte të gjithë zonën e kokës duhet të ndahet dhe të aplikohet në 3 vende, në pjesën e sipërme të kokës, pas veshëve dhe në fund pranë qafës.

    4.Shpërndajeni shampon duke i “ledhatuar” flokët
    Përdorni majat e gishtave për të masazhuar shampon në lëkurën e kokës. Në këtë mënyrë pastrohet në mënyrë perfekte, ndërsa në të njëjtën kohë aktivizohet mikroqarkullimi në zonë. Lëkura e kokës rinovohet dhe flokët rriten më të shëndetshëm.

    1. Shpëlajeni shampon nga flokët me ujë të nxehtë
      Uji i nxehtë ka tendencë të hapë tej mase luspat e flokëve apo edhe t’i konsumojë flokët nga rrënja. Preferoni t’i shpëlani flokët me ujë të vakët – nëse mundeni, mund ta përfundoni procesin edhe duke hedhur pak ujë të ftohtë për të “mbyllur” lagështinë në flokë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark