“E lumtur që …”, mbrëmë u eliminua nga BBVK, Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “E lumtur që …”, mbrëmë u eliminua nga BBVK, Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj

    Insajderi
    11 January 2025 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur Rovena Stefa u eliminua të premten nga çerekfinalja e spektaklit të shumëpërfolur, Big Brother VIP Kosova.

    Vetëm një ditë pas eliminimit, Rovena u rikthye në jetën e saj të përditshme, duke ndarë me ndjekësit një video nga mëngjesi në shtëpinë e saj në Bernicë, në periferi të Prishtinës.

    Ajo u shfaq duke pastruar borën në oborrin e saj, një detaj që tërhoqi vëmendjen duke qenë se e shtuna në kryeqytet ishte e mbuluar nga një shtresë e dendur bore.

    “E lumtur që jam e lirë në shtëpinë time,” shkroi Rovena në mbishkrimin e videos, duke dhënë kështu reagimin e saj pas daljes nga spektakli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark