Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri ka publikuar masat që duhet të marrë çdo njeri, me qëllim që të parandalojnë infeksionin.
Raste e para të prekura me koronavirus në vendin tonë u regjistruan sot, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik rikujton masat që duhen marrë për parandalimin e virusit
MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.
Bazuar në rekomandimet e OBSH, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjenës dhe ndjekjen e këtyre rregullave: Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes. Larja e shpeshtë e duarve dhe dezifektimin e tyre, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre. Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra). Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami /letër ose rrobe kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
Një tjetër këshillë është të mos prekjen e fytyrës me duar si dhe një sërë masash të tjera që parandalojnë rrezikun e virusit.
Masat e rekomanduara:
-Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli; Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart.
-Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë; Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe rap ortoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit.
-Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët
-Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi.
-Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor. Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit deri në 14 ditë.