×
  • Lajme
  • Insajderi

    “50 policë e doganier të korruptuar” – InDoks sjell detaje ekskluzive të aksionit “Pika”

    Insajderi
    20 March 2022 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Operacioni “Pika”, po cilësohet si njëri ndër operacionet më të suksesshme në Republikën e Kosovës. Ky aksion dërgoi në arrestimin e 50 zyrtarëve policorë. Policë e doganier.

    Detaje ekskluzive për aksionin e zhvilluar të hënën dha për InDoks, njeriu kryesor në sallën e organizimit të operacionit ‘Pika’.

    I ftuar në InDoks, Bardhyl Haxhimustafa nga Inspektorati Policor dha detaje për operacionin e nisur qysh para më shumë se 10 muajve.

    “Faktikisht grupi hetimore i cili është përbërë prej 14 zyrtarëve të IPK-së qysh prej kohës ka fillu me përgatitje me planet operative lidhur për operacionin “PiKA”, kemi pasur kohë mjaftueshëm që të përgatitemi dhe ta analizojmë çdo detaj se si do të rrjedh operacioni dhe mendoj që me ditën e konkretizimit të operacionit “Pika”, gjithçka ka shku sipas planifikimit paraprak”, deklaroi ai për InDoks prodhim i Gazetës Insajderi.

    Menaxhmenti i Policisë së Kosovës, përfshirë këtu edhe vet drejtorin Samedin Mehmeti nuk e dinin që 48 policë të tyre ishin nën hetime. U njoftuan vetëm pak ditë para operacionit sa për të gjetur çare për ti zëvendësuar. Që të mos bllokohej kalimi i qytetarëve në kufi.

    “…Po sepse kryeshefi ekzekutiv i IPK-së javën e fundit e ka informu drejtorin e PK-së se IPK do të ketë një aksion ku do të arrestohen një numër i madh i zyrtarëve policorë në dy pikat kufitare, në Qafë Prush e Morinë. Kjo është bë për arsye që menaxhmneti i lartë i Policisë së Kosovës të jetë i përgatitur lidhur me zëvendësimin e zyrtarëve policorë që do të mbulojnë ato pika dhe që të mos mbyllet qarkullimi për qytetarë dhe mallra të ndryshme në ato dy pika kufitare”, u shpreh Haxhimustafa.

    Shefi i operacionit “Pika”, tha se një zyrtar i lartë i Policisë ishte në dijeni për këtë dhe ndihmoi që të zbardhje krimit. Nexhmi Krasniqi.

    “Jo kësaj here nuk kemi pasur implikimin e drejtpërdrejt të Policisë së Kosovës në hetim të përbashkët por kësaj here do të thotë nga fillimi i hetimit të planit operativ rasti “Pika”, kemi pasur ndihmën e drejtpërdrejt të Drejtorit rajonal të Policisë kufitare dhe kolonel, Nexhmi Krasniqit”, konfirmoi ai për InDoks.

    Tanimë 50 të arrestuarve iu është caktuar masa e paraburgimit. Përveç njërit i cili ka dhënë dëshmi që është i sëmur.

    Një dosje e madhe që e kanë përpiluar hetuesit e IPK-së duke punuar me dy prokurorë të Prokurorisë Speciale të Kosovës ka filluar të deponohet në Gjykatë.

    InDoks e ka siguruar këtë dosje. Siç e thonë edhe prokurorët që e nënshkruan këtë dokument, policët në këto dy pika kufitare ne Shqipërinë ishin shndërruar në inkasantë për të mbushur xhepat e tyre.

    InDoks | Pika e Zezë e Policisë, Dosja ekskluzive e korrupsionit në Policinë e Kosovës:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark