×
  • Lajme
  • Insajderi

    50 të akuzuar për rastin “Toka”, sa prej tyre vdiqën duke pritur një gjykim normal?

    Insajderi
    24 April 2022 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuhi Uka, ish-kryetari i Gjykatës në Prishtinë e Shqipe Maxhuni janë dy nga të akuzuarit në rastin “Toka”, të cilët tanimë kanë ndërruar jetë duke mos e pritur epilogun e rastit.

    Për këtë rast prokuroria pretendon se më shumë se 50 persona kanë bashkëpunuar për të përvetësuar prona shtetërore tek personat fizik dhe duke shkaktuar dëm të madh buxhetit të shtetit. Mbi 30 milionë euro.

    Meqë numri i të dyshuarve ishte i madh, ishte vendosur që të ngriteshin dy aktakuza. Njëra me 22 të akuzuar, në të cilën ishte edhe ish-deputeti Syla dhe tjetra me 24 të akuzuar, e njohur ndryshe si “Toka 2”.

    Të akuzuarit janë: Azem Syla, Shaban Syla, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Ramadan Uka, Arton Vila, Avdyrrhaman Brajshori, Lubisha Vujoviq, Gazmend Gashi, Sabedin Haxhiu, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi, Ramadan Mavraj, Avni Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nuhi Uka, Shqipe Maxhuni, Ilaz Syla, Mustafë Haliti, Hajrullah Berisha, Nexharije Hoti, Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Reshat Fetahu, Gani Ademi, Avni Maxhuni, Shqipe Maxhuni, Arton Vila, Bejtush Zhugolli, Dalip Brahimi, Jeton Govori, Xhabir Kajtazi, Isak Ademi, Albion Mulaku, Lirim Zeka, Agim Jerlija, Gëzim Rama, Basri Beka, Enver Bajrami, Gani Ferizi, Fehmi Ferizi, Bislim Bajrami, Bajram Gashani dhe Shaip Krasniqi.

    Të njëjtit dyshohen për veprat penale: Krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal. Janë këto vetëm disa akuzat e shkruara në një dokument mbi 260 faqesh.

    Afro gjashtë vite pas ngritjes së aktakuzës, Azem Syla një njeri i mistershëm, të cilin hetuesit e EULEX e përshkruanin si ai që e shmang edhe bisedat telefonike dhe i kryen punët në takime direkte, do të shfaqet përsëri në Gjyq.

    Do të paraqitet si lider i një grupi që bëri manipulime me prona në vlerë mbi 30 milionë euro.

    “Daja” i UÇK-së që më vonë dyshohet se u bë edhe “Daja” i manipulimit me “Tokë” në Çagllavicë, deri tash i ka ikur intervistave në media bash për këtë rast. Ndonjëherë e ka komentuar si rast i motivuar politikisht, e, e ka akuzuar nga pak edhe Serbinë.

    Deri te një vendim i Gjyqit, nëse do ta dënojë atë apo do ta falë, do të duhet të pritet edhe gjatë.

    Seanca e radhës është caktuar të mbahet me 9 dhe 10 qershor të këtij viti.

    InDoks | Tokat e Dajës – Gjykimi që shpërfaq dështimet e Drejtësisë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark