51 mijë e 200 aplikime në e-Kosova për tekste shkollore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    51 mijë e 200 aplikime në e-Kosova për tekste shkollore

    Insajderi
    28 August 2023 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Taulant Kelmendi, zëvendësministër i arsimit ka dalë me shifra të reja në lidhje me subvencionimin për tekste shkollore, duke bërë të ditur se deri ditën e hënë në ora 09:00, në platformën eKosova, janë pranuar gjithsej 51.200 aplikime,

    Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka dhënë shifra në lidhje me subvencionimin me tekste shkollore.

    Ai, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se deri ditën e hënë në ora 09:00, në platformën e-Kosova janë pranuar 51.200 aplikime.

    “Në platformën e-Kosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri sot në ora 09:00 janë pranuar 51,200 aplikime”, ka shkruar Kelmendi.

    Ditëve të fundit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka marrë vendim që t’i subvencionojë prindërit për furnizim me tekste shkollore, ku vetëm në ditën e parë ministrja Arbërie Nagavci ka thënë se 11.800 prindër kanë apliku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark