Insajderi
Lajme

KQZ shtyn afatin për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike

Insajderi
15 January 2025 - 16:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ shtyn afatin për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shtyrjen e afatit për subjektet politike për aplikim për akreditimin e vëzhguesve.

Afati i paraparë të përfundonte sot më 15 janar është shtyrë për datën 20 janar 2025.

Sipas anëtarëve të KQZ-së kjo shtyrje po vjen për shkak se periudha për aplikimin për akreditimin e vëzhguesve ka filluar 6 ditë më vonesë sesa ishte planifikuar.

Po sipas anëtarëve të KQZ-së shtyrja e këtij afati nuk pengon aspak rrjedhën e planit të aktiviteteve të miratuar më parë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark