Insajderi
Lajme

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit dhe mbi 2.300 gjoba të shqiptuara

Insajderi
31 March 2026 - 09:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit dhe mbi 2.300 gjoba të shqiptuara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 18 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 34 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 2, 305 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.

Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 25 persona, ndërsa 6 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor apo i personave në vuajtje të dënimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark