×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa fshin ‘braktisjen e burrave’ nga statusi në Facebook

    Insajderi
    21 February 2016 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

     

    Kryeministri Isa Mustafa ka modifikuar statusin e publikuar dje. Ka bërë dy ndryshime.  Dje duke iu kundërpërgjigjur peticionit për largimin e Delawie shkruante se ka drojë se mos po e lënë Kosovën “  “disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi, e mos po i braktisin burrat e tyre e po shkojnë në Kore të Veriut (sepse as Kuba nuk i pranon)”.

    Statusi i modifikuar nuk përmban fjalën “gra”, dhe “braktisjen e burrave”. Tash shkruan se frikësohet se mos po e lëshojnë Kosovën “disa që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi e mos po e lëshojnë Kosovë e po shkojnë në Kore të Veriut (sepse as Kuba nuk i pranon).

    Versioni i mbrëmshëm:

    Versioni 1

    Versioni i modifikuar:

     

    versioni 2

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark