E kishte mbajtur gjithkund me vete. Madje për të, kuleta është një kujtim i një pjesë të rëndësishme të jetës së tij: një kuletë të cilën e kishte mbajtur me vete kur kishte shërbyer për më shumë se një dekadë në luftën e Bosnjës dhe atë të Kosovës.
Por kur ky veteran britanik i luftës në Kosovë dhe Bosnje, ishte vendosur në një qendër kujdesi për veteranë në jug të Londrës, kuleta ishte zhdukur.
Videoja e publikuar në mediat amerikane, shpërfaqë Drew Murphy, një punëtor social në këtë qendër, teksa i vjedh paratë dhe kuletën me vlerë, veteranit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
[iframe id=”http://players.brightcove.net/2540076170001/Ey9zhZNae_default/index.html?videoId=5163046337001″]
Videoja është bërë nga një kamerë e vogël të cilën e kishte instaluar në dhomën e tij nga vet veterani, pasi që kishte muaj që po i humbnin paratë.
Dyshimi kishte dalë i vërtetë: paratë nuk kumbisnin por i vidhte punëtori që kujdesej për të.
Por veterani, kishte nisur një betejë gjyqësore, jo për ta dënuar hajnin për paratë e vjedhura, por po kërkon nga ai kthimin e kuletës.
“Unë e thirra menjëherë Policinë dhe ata filluan kërkimin e personit në fjalë. Më thanë a dua ta padis, por unë kërkova që të ma kthej kuletën që ka rëndësi për mua, dhe ai të dënohet me punë bamirësie”, tregon veterani për “dailystar.co.uk”.
Policia e kishte gjetur të dyshuarin, i cili i kishte kthyer paratë, por jo edhe kuletën.
Hajni ishte akuzuar se ka vjedhur 20 funte dhe për këtë ka kryer punë bamirësie në një qendër tjetër, por në fakt kuleta mungonte ende.
Tek pas një jave kërkimi në banesën e tij, është gjetur kuleta, e cila tashmë i është rikthyer veteranit bashkë me 1 mijë funtat të cilat dyshohet se i janë vjedhur që nga viti 2008 nga punonjës social në këtë qendër./Insajderi.com