Insajderi
Botë

Erdogan nuk ka besim te Netanjahu: Ka treguar se i shkel marrëveshjet

Insajderi
18 January 2025 - 22:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Erdogan nuk ka besim te Netanjahu: Ka treguar se i shkel marrëveshjet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, e ka cilësuar marrëveshjen e armëpushimit ndërmjet Hamasit dhe Izraelit si një “zhvillim shpresëdhënës”.

Ai theksoi rolin e Turqisë në ndërmjetësimin e procesit dhe shprehu shpresën se populli i Gazës do të mund të “merrte frymë më i lirë” gjatë periudhës së armëpushimit.

Megjithatë, Erdogan paralajmëroi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka një histori të gjatë të shkeljes së marrëveshjeve të armëpushimit.

Ai apeloi për një presion të vazhdueshëm mbi Izraelin dhe tha se të gjithë duhet të kontribuojnë për të parandaluar kthimin në dhunën e mëparshme në Gaza. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark