Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka nisur mbledhjen e informacioneve lidhur me deklaratat skandaloze të profesorit Fehmi Berisha, të cilat i bëri publikisht të martën në mbrëmje. Berisha deklaroi se “6 mijë veta i kisha vjerrë në sheshin e Prishtinës për 24 orë”. Ai nuk u ndal këtu tha se të parin do të “varte” Halil Matoshin. Lidhur me këtë rast, për Insajderin ka folur kryeprokurori i Prishtinës, Kujtim Munishi.
Munishi tha se Prokurori kujdestar në bashkëpunim me Policinë po merret me rastin.
“Prokurori kujdestar në bashkëpunim me Policinë po ka merret me rastin” – tha Munishi.
Ish i burgosuri politik, Fehmi Berisha mbrëmë dha deklarata skandaloze në emisionin “Politiko” të Kanal 10. Ai ka bërë thirrje për dhunë, duke thënë se ” 6 mijë veta i kisha vjerrë në sheshin e Prishtinës për 24 orë”.
“Të parin do të kisha me vjerrë Halil Matoshin”, ka tha ai, në momentin kur analisti, Halil Matoshi i ka kundërshtuar qëndrimet e tij.