×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shfaqet një i krisur në debat televiziv: 6 mijë veta i kisha vjerrë në sheshin e Prishtinës për 24 orë

    Insajderi
    29 November 2022 - 22:40

    Ish i burgosuri politik, njëherish profesori Fehmi Berisha ka dhënë një deklaratë skandaloze në emionin “Politiko” të Kanal 10. Ai ka bërë thirrje për dhunë, duke thënë se ” 6 mijë veta i kisha vjerrë në sheshin e Prishtinës për 24 orë”.

    Duke e mbrojtur ish-drejtuesin e shtetit shqiptar, Enver Hoxhën, ‘simpatizanti’ i këtij të fundit thotë se për 24 orë do i kishte varur në sheshin e Prishtinës 6 mijë shqiptarë.

    “Ju po thoni i ka zhdukë i ka vra, 5680 të vramë e ka dhanë shifrën Sali Berisha, unë për 24 orë qaq i kisha vjerrë në sheshin e Prishtinës” – tha Berisha në Kanal 10, transmeton Insajderi.

    Berisha tutje shton se politikan komunist shqiptar, Enver Hoxha ka qenë kryenacionalisti shqiptarë i të gjitha periudhave.

    “Në raport me Kosovën, Enveri dërgoi profesorë, mësues dhe dërgoi literaturë, dhe krijoi frymë irretentizmit të gjallë në Kosovë. Sulmoni ju sa doni, por Enveri ka qenë kryenacionalisti shqiptarë i të gjitha periudhave kohore” – shtoi Berisha.

    Ai poashtu theksoi se me vdekjen e tij është shtuar numri i vrasjeve në Kosovë e Shqipëri.

    “Sa vrasje janë ba në Shqipëri dhe Kosovë prej që ka shku Enver Hoxha, 30 mijë janë bë në mënyrën më monstruoze” – tha ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark