6 personave të tjerë që dyshohen për trafikimin dhe dhunimin e 11-vjeçares u caktohen edhe nga dy muaj paraburgim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    6 personave të tjerë që dyshohen për trafikimin dhe dhunimin e 11-vjeçares u caktohen edhe nga dy muaj paraburgim

    Insajderi
    04 October 2022 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dymbëdhjetë persona ndodhen në paraburgim nën dyshimet për dhunimin dhe trafikimin e një 11-vjeçareje nga Prishtina, në raste të ndara – në qershor dhe në gusht të këtij viti.

    Vajza 11-vjeçare nga Prishtina dyshohej se ishte trafikuar e dhunuar edhe në muajin qershor. Por ndalimi i shtatë personave u bë tek pas më shumë se dy muajve.

    Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se gjashtë persona të dyshuar për veprat penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”, u janë caktuar edhe nga dy muaj paraburgim, ndërsa personi i shtatë është arrestuar në muajin shtator dhe i njëjti ndodhet akoma nën masën e paraburgimit.

    “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.RR.,G.S.,B.S.,F.S,M.S. dhe M.R., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 01.10.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2) muaj, për secilin veç e veç, ndërsa personi i shtatë është arrestuar më vonë, gjegjësisht me datë 13.09.2022 dhe gjendet në masën e paraburgimit”, tha Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark