Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë, nëpërmjet hartës interaktive e ka përditësuar numrin e daljes së votuesve në gjashtë njësitë zgjedhore.
Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni, në shumicën e njësive zgjedhore, pjesëmarrja e votuesve ka arritur në mbi 60 për qind.
Këto të dhëna janë publikuar në faqen zyrtare të KSHZ-së. Pjesëmarrja është regjistruar deri në orën 17:00, dhe llogaritet në 60.36 për qind.