×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    60 studentë dhe nxënës bëhen pjesë e KEDS Academy VII

    Insajderi
    27 December 2019 - 15:48

    Nis rrugëtimin gjenerata e shtatë e KEDS Academy. Tanimë kemi të përzgjedhur 60 kandidatët të cilët do të ndjekin programin profesional dhe akademik 1-vjeçar.

    Këtë vit kemi një rritje të numrit të kandidatëve, janë 40 nxënës të cilët vijnë nga shkollat e mesme profesionale nga vende të ndryshme të Kosovës dhe 20 studentë, 18 nga të cilët janë të profilit Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike, 1 student nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe 1 nga Fakulteti Ekonomik. Pra, këtë vit numri i ndjekësve të programit arrin në 60.

    Ky program ndihmon studentët në zhvillimin e mëtutjeshëm profesional si dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.
    KEDS Academy ka startuar në vitin 2013, në vitin kur KEDS ka filluar operimin në Kosovë.

    Deri më tani janë aftësuar dhe certifikuar 300 studentë të cilët kanë dalë nga 6 gjenerata të KEDS Academy. Një numër i madh prej tyre janë të punësuar në KEDS dhe një pjesë e tyre sot kanë pozita të rëndësishme në kompani duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të saj.

    Studentë e KEDS Academy vlerësohen edhe nga organizata prestigjioze, ku këtë vit u përzgjodhën nga MCC katër  ish-studente të KEDS Academy për studime të mëtejme në fushën e energjisë në universitetet amerikane.

    KEDS Academy është vlerësuar edhe nga organizatat botërore, duke fituar shumë çmime në fushën e Përgjegjësisë Shoqërore anekënd globit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark