×
  • Lajme
  • Lajme

    61 të sëmurë nga koronavirusi vdiqën në Slloveni

    Insajderi
    04 December 2020 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Slloveni janë konfirmuar  1.784 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit dhe 61 persona të tjerë kanë vdekur si rezultat i COVID -19, njoftoi të premten qeveria sllovene, duke njoftuar se masat ekzistuese do të qëndrojnë në fuqi javën e ardhshme.

    Siç tha zëdhënësi i qeverisë Jellko Kacin në një konferencë për medie, në 24 orët e fundit, 6.853 njerëz u testuan dhe 1.784 infeksione u konfirmuan, që do të thotë se pjesëmarrja e rasteve pozitive është 26,3 për qind, raporton Hina.

    Rezultatet e numrit të infeksioneve dhe situata në spitale janë të tilla që masat aktuale kufizuese do të qëndrojnë në fuqi edhe javën e ardhshme, ka thënë Kacin, duke përcjellë vendimin e qeverisë.

    Sipas të dhënave të reja, numri mesatar i infeksioneve të reja ditore në shtatë ditët e fundit ishte 1.478, që do të thotë se një nga kushtet për lehtësimin e disa kufizimeve nuk është përmbushur, sipas “semaforit” të masave të relaksimit të përcaktuara nga qeveria.

    Në spitale aktualisht ndodhen 1284 pacientë, ndërsa hapi i parë për t’u zvogëluar kufizimet është që  ky numër të ulet në më pak se 1200./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark