×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kadri Veseli nuk ka të drejtë të përjashtojë deputetët

    Insajderi
    25 February 2016 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Haradinaj ka deklaruar se përjashtimi i deputetëve mund të bëhet vetëm nga kryesia dhe me votat e deputëve.

    “Përjashtimi i deputetëve në seancën e fundit ka qenë joligjor, sepse përjashtimi i deputetëve duhet të bëhet ose prej seancës (me vota të deputetëve), ose prej Kryesisë së Kuvendit, e jo nga kryetari i Kuvendit”, ka thënë Haradinaj, në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”.

    Haradinaj ka shtuar se  subjektet politike opozitare nuk do të largohen nga sheshi para institucioneve qendrore deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.

    “Deri në dorëheqje të Qeverisë apo në shpalljen e zgjedhjeve ne do të jemi në shesh dhe nuk do të tërhiqemi”, ka thënë ai.

    Haradinaj, po ashtu, ka thënë se nuk beson që Hashim Thaçi do të zgjedhjet në postin e presidentit të vendit.

    “Shpresoj se z. Thaçi nuk do të zgjedhet president. Besoj se në koalicionin qeverisës ka plotë deputetë të vetëdijshëm të cilët vlerësojnë se nuk është shërbim i duhur për Kosovën zgjedhja e tij (Thaçit) president në këto rrethana”, është shprehur Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark