×
  • Lajme
  • Lajme

    Daja si “Ujk” i Bajram Gecajt

    Insajderi
    25 February 2016 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gecaj nëpërmjet një shkrimi, të botuar më 30 gusht të vitit të kaluar, kishte kërcënuar anëtarët e lëvizjes Vetëvendosje se do të hanin dajak nëse do të provonin të preknin biznesin e dajës së tij.

    Kishte treguar se të njëjtën ia kishte thënë  një zyrtari të këtij subjekti politik gjatë kohës së negociatave në kohën e VLAN-it.

    “I thashë se e kisha një dajë si “ujk” dhe të cilit i ishin dashtë disa vite punë të lodhshme të mblidhte paratë për të blerë një kamion, me të cilin tani ai nxirrte bukën e gojës. Daja im do të mund të vendoste të bartë mallra edhe nga Serbia, pasi që këtë ia mundëson korniza ligjore e Republikës së Kosovës”, kishte shkruar Gecaj, njoftonte Klan Kosova..

    Nuk ishte ndalur me kaq. Kishte vazhduar të promovoj fuqinë e dajës së tij.

    “Po të tentonit t’ia rrëzoni kamionin dajës tim, i thash, do të merrnit një“dajak” të cilën nuk do ta harronit deri sa të ishit gjallë. Është plotësisht jo-logjike, kundërligjore dhe jo-humane të sulmohet prona private, diçka të cilën aktivistët kryeneç të Vetëvendosjes po vazhdojnë ta bëjnë çdo ditë”, kishte thënë Gecaj,

    Ai e kishte publikuar këtë shkrim si formë reagimi ndaj rrëzimit të kamionëve që importojnë mallra nga Serbia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark