×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: Konjufca e tha të vërtetën prandaj u irrituan PDK-ja

    Insajderi
    27 October 2016 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa minuta pasi deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku iu sul gati në sulm fizik deputetit të VV-së, Glauk Konjufca që po lexonte një pjesë të deklaratës së kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku  të shkëputur nga letra “Kënd e vrava unë”, Lëvizja Vetëvendosje, ka shpërndarë një video nëpërmjet së cilës ka shkruar se Konjufca e ka thënë të vërtetën.

    “Shiheni se si deputetët e PDK-së irritohen nga e vërteta që ua thotë deputeti Konjufca, në lidhje me hipokrizinë e tyre për luftën e UÇK-së”, thuhet postimin e VV-së në Facebook.

    Deputeti Konjufca lexoi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, një pjesë të letrës së Sami Lushtakut me titull “Kënd e vrava unë”

    “Një kontribut shumë i madh kundër neve, është dhënë prej bashkëpartiakëve  madh kundër neve është dhënë prej bashkpartiaktëve, prej juve po thotë, prej bashkëpartiakëve, prej ministrave dhe zëvendësministrave. Lobimi i tyre intensiv nëpër ambasada dhe te EULEX-i kundër neve për një kohë të gjatë i ka dhënë frytet e tyre të duhura, dhe të pritura. Dhe kjo është arsyeja pse po dënohemi. Sa prej juve të PDK-së pajtoheni me këtë deklaratë. E qe unë po ua tregoj se kush e ka dhanë. E ka thanë qaj është dënuar në rastin Drenica. Sami Lushtaku. Sami Lushtaku”, ka thënë Konjufca.

    Kjo ka bërë që deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku të reagoj duke u nisur drejt foltores së Kuvendit për të kërkuar sqarim nga Konjufca.

    Por po të mos ishte shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti që me urdhër të shefit të PDK-së dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ndaloi ndonjë sulm të mundshëm të Lushtakut ndaj Konjufcës./Insajderi.com

    Biseda e shkurtër mes Lushtakut dhe Konjufcës:

    Lushtaku: Ti je qeky që i ka thënë kriminel Sami Lushtakut.

    Konjufca: Kush i ka thënë kriminel Sami Lushtakut? Edhe ky nuk mundet me më than kush çka them, unë e lexova një deklaratë dhe tillë dhe ju pyeta ju a po pajtoheni.

    [iframe id=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGOInsajderi%2Fvideos%2F2109318815960604%2F&show_text=0&width=560″]

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark